Kosova

Kosovë-Bjellorusi 0:1, Dardanët nuk arrijnë të marrin asnjë pikë

Me humbje e kanë përmbyllur kombëtarja e Kosovës ndeshjen e saj të fundit në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2024’ ndonëse qysh në ndeshjen e kaluar ndaj Zvicrës ka humbur gjasat për kualifikim. Ka mbeur 0:1 rezultati në favor të Bjellorusisë në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.

Edhe pse pati disa raste, kombëtarja e Kosovës nuk pati fat sonte që të paktën të siguronte një pikë në tabelë.

Ndërsa në minutën e ’85-të të ndeshjes pati një prekje të topit me dorë nga lojëtari i Bjellorusisë në zonën e rreptësisë por që nga gjyqtari I ndeshjes nuk u cilësua si penallti.

Ndërsa skuadra kundërshtare, ajo e Bjellorusisë, arriti që në minutën e ’42-të të ndeshjes të shënojë gol duke fituar kështu 3 pikë në radhitje.

Kosova pas kësaj ndeshje radhitet në vendin e 5-të të tabelës.