Futboll
Ndryshimet që pritet të bëjë Sylvinho në ndeshjen e fundit të Shqipërisë
Shqipëria mbyll sonte në “Air Albania” përballë Ishujve Faroe rrugëtimin në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024, pas sigurimit të biletës për gara.
Një pikë mjafton sonte për ta mbyllur në krye të grupit, por lojtarët do të zbresin në fushë për fitore. Trajneri brazilian pritet të bëjë 6 ndryshime në formacion krahasuar me titullarët e transfertës ndaj Moldavisë, shkruan albinfo.ch.
Thomas Strakosha do të zërë vendin e Etrit Berishës në portë. Ivan Balliu pritet ta nisë nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes, në vend të Elseid Hysajt. Ndërkohë që do të ketë ndryshime edhe në repartin e mesfushës, me Keidi Baren dhe Ernest Muçin si titullarë në vend të Kristjan Asllanit dhe Nedim Bajramit.
Ndërkaq në ofensivë, aty ku Mirlind Daku (qendër) dhe Myrto Uzuni (majtas) do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor