Futboll

Etrit Berisha: Ta nderojmë fanellën kuq e zi në Gjermani

Etrit Berisha nuk i fsheh emocionet që për herë të dytë do të jetë pjesë e kualifikimit të Shqipërisë në garat evropiane.

“Me të vërtetë një ndjenjë fantastike. Kemi bërë një rrugëtim shumë të gjatë dhe të mundimshëm, por ia ka vlejtur gjithçka. I uroj të gjithë çunat dhe të gjithë shqiptarët, pasi kemi bërë diçka fantastike”, u shpreh ai.

Teksa shton që rrugëtimi vetëm ka filluar. “Absolutisht që po. Gjithmonë kemi bërë maksimumin dhe këtë herë ia dolëm. Rrugëtimi sapo ka filluar dhe tani do të mendomë për Evropianin e Gjermanisë.

Ai është pyetur edhe për sekretin e suksesit, e thotë që grupi është vetë grupi.

“Me siguri që sekreti është grupi. Kemi një grup shumë të mirë në aspektin kolektiv dhe individual, por edhe një trajner që di të menaxhojë shumë mirë grupin. Kemi menaxhuar mirë çdo situatë dhe ia kemi dalë”, u shpreh Berisha.