Futboll

Xhaka shënon sonte rekord, paraqitet për herë të 119-të me fanellën e Zvicrës

Sonte do të ketë paraqitjen e 119-të. Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, do të arrijë rekord për sa u përket paraqitjeve në fushën e gjelbër, pas disa minutash kur edhe do të nisë ndeshja Zvicër-Izrael.

Prej kur ka nisur karrierën nga viti 2011 në kuadër të fanellës së Zvicrës, Xhaka deri më tani ka shënuar 14 gola për helvetikët në 118 ndeshje sa ka debutuar.