Futboll
Ky është topi zyrtar për ndeshjet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”
Organi drejtues i futbollit evropian, UEFA, zbuloi topin zyrtar të ndeshjes që do të përdoret gjatë Euro 2024, përcjell albinfo.ch.
introducing the official match ball for the @EURO2024 – this is 𝗙𝗨𝗦𝗦𝗕𝗔𝗟𝗟𝗟𝗜𝗘𝗕𝗘 ⚽️
find it here: https://t.co/xyNZl37OLQ pic.twitter.com/MXxUABb47j
— adidas Football (@adidasfootball) November 15, 2023
”Në një event të veçantë përpara stadiumit olimpik të Berlinit, i cili do të presë finalen e turneut, FUSSBALLLIEBE, që në gjermanisht do të thotë ‘dashuria për futbollin’, u prezantua me një dizajn të frymëzuar nga gëzimi i futbollit dhe energjia e turneut”, deklaroi UEFA.
Topi është kryesisht i bardhë, me skaje, kthesa dhe pika me ngjyra.
Ilustrimet e secilit prej stadiumeve të turneut shfaqen gjithashtu në top, së bashku me emrin e çdo qyteti pritës.
‘FUSSBALLLIEBE po shfaq teknologjinë e topit të lidhur për herë të parë në Kampionatin Evropian, duke ofruar një pasqyrë të paprecedentë në çdo element të lëvizjes së topit dhe duke kontribuar në procesin e vendimmarrjes së ndihmës gjyqtarit video të UEFA-s”, theksoi Federata.
”Kampionati Evropian i Futbollit të UEFA-s përfaqëson kulmin e garave të ekipeve kombëtare në Evropë dhe ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që çdo aspekt, nga mjediset, te pajisjet, të përmbushë standardet më të larta të cilësisë dhe performancës”, theksoi drejtori teknik i UEFA-s, Zvonimir Boban.
Euro 2024 do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024, në 10 qytete pritëse në Gjermani, përkatësisht Berlin, Këln, Dortmund, Düsseldorf, Frankfurt, Gelsenkirchen, Hamburg, Leipzig, Mynih dhe Shtutgart.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor