Kosova

CNN: UEFA ka hapur procedurë për fishkëllimat e tifozëve në “Fadil Vokrri” gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Kombëtarja e Kosovës mposhti Izraelin me rezultat 1-0 të dielën në Stadiumin “Fadiil Vokrri”. Gjatë himnit kombëtar të Izraelit para ndeshjes, disa tifozë të pranishëm në Kosovë u shfaqën duke bërtitur dhe fishkëllyer.

UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian, i tha CNN në një deklaratë se “janë hapur procedurat për trazira gjatë himneve kombëtare”.

“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë, përcjell albinfo.ch.

Fitoren e Kosovës e siguroi Milot Rashica në pjesën e parë të ndeshjes.