Lajme

Borë e dendur në Zermatt, anulohen trajnimet për herë të dytë

Garat në Zermatt nuk janë në fillim të mbarë, pas anulimit të shtunën edhe të dielën është marrë një vendim i njëjtë.

Zhgënjim i madh për organizatorët e zbritjeve në Matterhorn.

“Për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe erës së fortë dhe situatës lidhur me sigurinë, juria ka vendosur të anulojë vrapimin në zbritje” thuhet në deklaratë dhe Marco Odermatt dhe Co largohen nga fshati Valais me vetëm një seancë trajnimi të përfunduar.

Të shtunën në mëngjes, drejtori i garave të Fis Markus Waldner nuk ishte aq optimist.

“Ne shohim një mundësi, por jemi edhe realistë. Tani ky mendim është konfirmuar. Shpresojmë të kemi më shumë fat me femrat javën e ardhshme”, tha austriaku të shtunën, shkruan 20minuten.

Pavarësisht dy anulimeve, organizatorët mund të përjashtojnë një fatkeqësi financiare. Shefi i OC Franz Julen tashmë shpjegoi se nuk ka dëme.

“Ne kemi një buxhet që është i balancuar dhe të gjitha të ardhurat janë të siguruara. Nuk ka dëme financiare. Edhe shikuesit në tribunat e shitura do të marrin paratë e tyre. Ne gjithmonë kemi thënë se nëse anulonim para orës tetë, atëherë të gjithë do të merrnin paratë e tyre”, thotë Julen, përcjell albinfo.ch.