Kosova

5 pikat e Austrisë për anëtarësimin e shteteve të BP-së në BE

 

Së fundmi, shteti austriak i ka propozuar Bashkimit Evropian pesë pika që duhet ndjekur për të përafruar shtetet e Ballkanit Perëndimor me familjen evropian, përcjell albinfo.ch.

Ka qenë ministrja Federale për BE-në dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila ka publikuar pikat, me të cilën i ka bërë thirrje BE-së që fjalët e dhëna për shtetet e Ballkanit Perëndimor sa i përket procesit të anëtarësimit t’i kthejë në vepra.

Theksohet se një vend të rëndësishëm në këto propozime zë Kosova.

Këto janë propozimet e Edtstadler:

 

Hapja e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë dhe Hercegovinën deri në fund të vitit 2023.

Konferenca Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në fillim të vitit 2024.

Progres konkret me Malin e Zi përpara zgjedhjeve të BE-së.

Progresi në bisedimet e anëtarësimit me Serbinë dhe pranimi i kërkesës për anëtarësim të Kosovës para zgjedhjeve në BE (në varësi të zhvillimeve të mëtejshme në bisedimet e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës) nëse BE-ja dëshiron të marrë drejtimin, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së është e domosdoshme.

Unë gjithashtu mendoj se BE-ja duhet të përcaktojë data konkrete, objektive individuale të anëtarësimit për secilin nga 6 vendet, pasi komisioni i ardhshëm i BE-së të marrë detyrën për të qenë i lirë.