Lajme

Tenistja shqiptare nga Gjermania, sërish kampione

Pa dyshim se Megan Latifaj është kampione e shumëfishtë e tenisit, jo vetëm në Gjermani, por tani edhe në Evropë, shkruan albinfo.ch.

Ajo së fundmi u shpall kampione mes të gjitha tenisteve, duke fituar kupën në Heerenveen të Holandës si tensitja evropiane më e mira Junior 14.

Megan Latifaj, 13-vjeçarja shqiptare, e cila tashmë është shpallur kampione e shumëfishtë në disa turne të Gjermanisë, së fundmi edhe atë Evropian.

Tenisi për Megan Latifaj filloi me shumë dashuri, punë dhe përkrahje familjare.

Ajo është lindur në Wuppertal, Gjermani, dhe aktualisht banon në qytetin Bochum (Nordrheinwestfalen), bashkë me prindërit dhe motrën e saj të vogël, Mia Bell Latifaj.

Edhe pse është vetëm 13 vjeçe, Megan filloi të ushtronte sportin e tenisit që në moshën 4 vjeçe dhe sot, pa dyshim kemi një sportiste shqiptare, e cila është bërë emër suksesi në Gjermani. /Albinfo.ch.