Lajme

Austria mirëpret kosovarët për vizita nga 1 janari

Ambasada e Austrisë në Prishtinë, mirëpret turistët nga Kosova të eksplorojnë Austrinë pa viza prej 1 janarit 2024, për qëndrime të shkurtra, shkruan albinfo.ch.

Të gjithë ata që duan ta vizitojnë Austrinë do të jenë të mirëpritur ka shkruar Ambasada e Austrisë.

Nga 1 janari të gjithë kosoavrët do të mund të lëvizin lirshëm në shtetin austriak me afate të caktuara kohore.

Një këshillë: mos e humbisni qytetin e bukur historik Bad Ischl i cili do të jetë “Kryeqyteti evropian i kulturës” për vitin 2024, shkruan tutje ambasada.