Lajme
Dafina Gash*, kandidate e AL – Liste 8 për Parlamentin e Zvicrës
Dafina Gash garon për grupimin politik AL - Liste 8. Ajo banon në Urdorf, komunë në rajonin e Dietikonit, Kantoni i Cyrihut
Në mesin e kandidatëve/kandidateve me rrënjë shqiptare për një vend në Parlamentin Nacional të Zvicrës, në zgjedhjet që mbahen më 22 tetor 2023, është edhe Dafina Gash, nga komuna Urdorf, Kantoni i Cyrihut.
Dafina Gash garon për grupimin politik AL – Liste 8. Ajo banon në Urdorf, komunë në rajonin e Dietikonit, Kantoni i Cyrihut. Në një njoftim të mëhershëm është lëshuar një gabim, me ç`rast ajo ka dalë me një fotografi të gabuar dhe si banore dhe garuese e një komune tjetër, për çfarë redaksia e platformës albinfo.ch i kërkon ndjesë.
Dafina Gash është sekretare politike dhe bashkëkryesuese e fushatës zgjedhore të subjektit të saj politik në komunë.
- Shkronjën “i” nga mbiemri familjar i saj, Gashi, thotë se ia ka hequr regjimi jugosllav. “Kur prindërit erdhën në Zvicër, nuk e ndryshuan, prandaj mbiemrin zyrtar e kam Gash”, thotë ajo për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës