Kosova
Si u dhanë nga 15 mijë euro për djegien e veturave me targa RKS në veri nga grupi i Radojçiqit?
Deri në 15 mijë euro ka shkuar pagesa për t`i djegur veturat me regjistrim të Kosovës në veri të vendit. Milan Radoiçiq, i cili tashmë u konfirmua edhe si organizator i sulmeve terroriste në veri të vendit, gjatë këtij viti ka dhënë shuma të mëdha parash për t`i djegur veturat e qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës.
RTK mëson nga burimet e saj në veri të Republikës se Radojiçiq dhe grupi i udhëhequr nga ai kanë dhënë deri në 15 mijë euro për t`i djegur veturat e qytetarëve që i regjistronin me targa RKS.
Sipas këtyre burimeve, Radojiçiq ka organizuar grupe të ndara për secilën nga katër komunat veriore që kanë targetuar veturat me targa të Republikës së Kosovës (RKS).
“Bazuar në të dhënat zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë këtij viti në Zubin Potok janë 2 vetura të djegura, derisa në Leposaviq janë regjistruar 5 raste të hapura të zjarrit, ku janë të djegura 9 vetura. Kësaj i shtohet edhe rasti i denoncuar sot, ku një ankuese kosovare në Leposaviq ka raportuar se para shtëpisë i është djegur vetura, pronë e bashkëshortit të saj. E njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë Policia e Kosovës.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor