Kosova

Reagon Kearns, kërkon dërgim të përgjegjësve para drejtësisë

Deputetja britanike Alicia Kearns në reagimin pas ngjarjeve në veri të Kosovës, ka shfaqur shqetësimin për vrasjen e një zyrtari policor të Kosovës. “Zemra ime është me familjet e rreshterit të policisë të vrarë dhe të lënduarve që u shërbejnë komuniteteve të Kosovës. Policia e Kosovës duhet të jetë në gjendje të mbështesë sundimin e ligjit pa kërcënim të dhunës”, ka shkruar Kearns

“Imazhet fillestare sugjerojnë se personat e armatosur janë milici të financuara mirë dhe të pajisura, duke përfshirë edhe automjete të blinduara. Përgjegjësia duhet të mbahet dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Le të shpresojmë që askush tjetër të mos dëmtohet.”, thekson Kearns në reagim.