Kosova

Zyrtare: UEFA nisi hetimet ndaj Rumanisë, gjashtë akuza për rumunët

UEFA i ka nisur hetimet kundër Rumanisë pas incidentit që ndodhi në ndeshje me Kosovën.

Tifozët rumunë bënë skandal duke e shfaqur një baner me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ndërsa bënë edhe thirrje “Serbia, Serbia”, duke i fyer me këtë rast futbollistët e Kosovës, që vendosën të largoheshin nga fusha, bashkë me ata rumunë, derisa u pastrua ajo pjesë e tribunës, përcjell albinfo.ch.

Për këtë rast, Kosova është ankuar në UEFA.

E sot, shtëpia e futbollit evropian ka nisur hetime ndaj rumunëve, të cilët i ngarkojnë gjashtë akuza.

Referuar burimeve të mediumit rumun “GSP” pranë UEFA-s, në hetim do të analizohen gjashtë akuza:

  • Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”).
  • Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme).
  • Sjellje raciste.
  • Ndezja e pishtarëve.
  • Hedhja e objekteve në fushë.
  • Bllokimi i zonave të aksesit publik.

Tri akuzat e parajanë më të rënda për Rumaninë, e cila nëse shpallet fajtorë, rrezikon të luajë në shtëpi me dyer të mbyllura, pra pa shikues, kundër Andorrës më 15 tetor, madje edhe kundër Zvicrës më 21 nëntor, në ndeshjen e fundit eliminatore të Evrpopianit.

Loja mes Rumanisë dhe Kosovës ishte ndërprerë për afro 50 minuta, ndërsa zgjati në total afro tri orë.

Rumania fitoi me rezultat 2:0 dhe me këtë rast Kosovës iu shuan gjasat për t’u kualifikuar në Euro 2024.