Futboll
Yakim komenton kritikat publike të Granit Xhakës, pas ndeshjes me Kosovën
Trajneri Murat Yakin, para ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Andorrës, ka komentuar kritikat publike të kapitenit Granit Xhaka.
Dy ditë pas barazimit 2-2 ndaj Kosovës, Murat Yakin u përball me mediat para ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Andorrës dhe fokusi kryesor ishte sulmi i gjithanshëm i kapitenit Granit Xhaka, ndaj ekipit dhe mënyrës si u trajnuan, shkruan 20min, përcjell albinfo.ch.
“Unë pres që Graniti të udhëheqë rrugën si kapiten. Mënyra në këtë rast ishte e panevojshme dhe jo e zgjuar. Nuk do ta toleroj diçka të tillë menjëherë pas ndeshjes. Ngjarja nuk ka pasoja për Xhakën – të paktën jo negative”, ka qartësuar ai.
Sa i përket debatit mes tij dhe Xhakës ai tha se mes tij dhe Granitit nuk ka ndryshuar asgjë.
“Nuk ka të bëjë me dëshirën e Granitit për të ndërhyrë në përmbajtjen e stërvitjes apo formacionin. Ka shumë gjëra të tjera për të cilat ai do të donte të fliste. Kjo është në rregull për mua. Mund të ketë diçka të veçantë për Granitin se ai dëshiron më shumë informacion se të tjerët. Por kjo ka të bëjë gjithmonë me shpirtin e tij ekipor… E vizitova Granitin tri herë në Londër dhe tani do të bëj të njëjtën gjë në Leverkusen. Mes meje dhe Granitit nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim”, u shpreh ai.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes