Futboll
Shaqiri dhuron fanellën për tifozin me aftësi të kufizuara
Pas ndeshjes Shaqiri ka shkuar për ta takuar Evin, duke e hequr fanellën e tij dhe duke ia dhuruar e duke e përqafuar atë
Xherdan Shaqiri ka përjetuar një nga ndeshjet më emocionuese në karrierën e tij, pasi pritja që i është bërë në Kosovë ka qenë fantastike.
Shaqiri u duartrokit në fillim të ndeshjes, por edhe në momentin e zëvendësimit të tij, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur gjilanasin, i cili gjithmonë ka treguar dashurinë për Kosovën, duke e reprezentues në mënyrën më të mirë të mundshme kudo që ka luajtur.
31-vjeçari ka bërë një gjest fantastik pas përfundimit të ndeshjes, duke i dhuruar fanellën e tij një tifozi me aftësi të kufizuara, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Evi është një i ri nga Gjilani, i cili është tifoz i madh i Dritës dhe Kosovës, pasi nuk mungon në asnjë ndeshje ku luan klubi bardhekaltër dhe Përfaqësuesja dardane.
Pas ndeshjes Shaqiri ka shkuar për ta takuar Evin, duke e hequr fanellën e tij dhe duke ia dhuruar e duke e përqafuar atë.
Ka qenë një moment shumë emocionues, derisa Shaqiri ka marrë edhe njëherë duartrokitje për gjestin e bërë, duke gëzuar Evin me një dhuratë të bukur.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara