Futboll

Zvicra me video-paralajmërim për Kosovën

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte nga ora 20:45 Kosova do të zhvillojë ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Faqja zyrtare e Zvicrës në “Twitter” ka publikuar një video me dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ndër të tjera, në fund të videos thuhet: “Të uritur për 3 pikët”. Në këtë grup Zvicra është e para me 10 pikë, e pasuar nga Rumania me 8, Izraeli është i treti me 7 pikë dhe Andorra e fundit me vetëm 1 pikë.

Ndryshe, Kosova është e parafundit në Grupin I me 3 pikë, baraz me Bjellorusinë, e cila është një pozitë më lart.