Kosova

Darkë miqësore mes drejtuesve të dy federatave para ndeshjes Kosovë – Zvicër

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, Kosovë – Zvicër, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës Zvicerane. në krye me presidentin Dominique Blanc, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori zviceran, Thomas Kolly dhe delegati i UEFA-s, Jan Willem

Presidenti Ademi e falënderoi homologun e tij për mbështetjen që kjo federatë dhe shteti zviceran i ka dhënë Kosovës në të gjitha aspektet.

Ademi ka thënë se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë shumë të fuqishme falë edhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe japin kontributin e tyre në Zvicër, por edhe që vazhdimisht kanë përkrahur zhvillimin e Kosovës.

E ndër ata që kanë kontribuuar për promovimin sa më të mirë të shtetit zviceran ka theksuar presidenti Ademi, pa dyshim janë edhe futbollistët me origjinë nga Kosova.

“Ylli i ditës sot në Zvicër ka qenë presidenti juaj, Agim Ademi”, tha Blanc, teksa bëri edhe një dhuratë të veçantë për kreun e FFK-së. Në fund të dy presidentët e uruan njëri – tjetrin për lojë sa më të mirë në ndeshjen e nesërme dhe spektakël futbolli.