Lajme
Një çift austriak në mesin e të zhdukurve nga vërshimet në Greqi
Një çift austriak që ishte duke e kaluar muajin e mjaltit është në mesin e të zhdukurve nga vërshimet në Greqi, raporton BBC, shkruan albinfo.ch.
Shërbimet e emergjencës atje, kanë thënë për BBC se janë duke e kërkuar çiftin, ndërsa rezultojnë të zhdukur edhe disa persona tjerë.
Njerëzit në Greqi qendrore kanë mbetur të ngujuar mbi çati të shtëpive, pasi u përmbytën fshatra të tëra teksa dhjetëra persona raportohet se kanë humbur jetën që kur stuhia “Daniel” goditi Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë.
Çifti austriak raportohet se vendosi të strehohej brenda një shtëpie të vogël në vendin turistik Potistika mbrëmjen e së martës, ndërsa Brigada e Zjarrfikësve të Greqisë ka thënë se po vazhdon kërkimin për personat e zhdukur, përfshirë edhe çiftin austriak.
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor