Kosova
Përzgjedhësi i Kosovës kërkon maksimumin në fushën e gjelbër
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha në një konferencë për media ka folur për ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Zvicrës dhe Rumanisë
Ai mes tjerash deklaroi se detyrë e tij është ta ndryshojë mentalitetin e ekipit në mënyrë që lojtarët ta japin maksimumin në fushën e gjelbër.
Përballjen me Zvicrën e ka vlerësuar si shumë të vështirë, por ka thënë se do të bëjnë çmos për të marrë rezultat pozitiv, duke pasur parasysh se do ta kenë edhe përkrahjen e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas Glihas kjo ndeshje mund të kthejë entuziazmin në ekipin kombëtar, por ka pranuar se sa i përket këtij cikli kualifikues situata tashmë është shumë e komplikuar. Gjithsesi, ka thënë ai, është obligim i secilit që është pjesë e kombëtares që të jetë i gatshëm të japë gjithçka nga vetja për fanellën e Kosovës. Ai ka thënë se në ekipin kombëtar nuk luhet për para, por për krenari.
“Ne duhet të jemi gati edhe të vdesim në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar dhe për një futbollist profesionist, nuk ka gjë më të rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet e krenari dhe duhet ta tregojmë këtë në fushë. Duhet të ndryshojmë disa gjëra në ekip dhe gjëja e parë që duhet ta ndryshojmë është mentaliteti”, ka theksuar Gliha.
Ai ka thënë se në këtë grumbullim do të jenë edhe disa futbollistë të rinj, por ka insistuar se do të luajnë më të mirët dhe se fokusi do të jetë rezultati pozitiv në këto ndeshje. Ai foli edhe për rastin e Arbnor Mujës dhe Mirlind Dakut, të cilët së fundi vendosën të luajnë për Shqipërinë, teksa tha se lojtarë të tillë nuk duhet t’i humben.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes