Lajme
Sulmuesi Fisnik Asllani huazohet tek “Austria Wien”
Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, është huazuar prej “Austria Wien” nga ekipi “TSG Hoffenheim”.
Klubet kanë rënë dakord që 21-vjeçari të qëndrojë në Vjenë deri në fund të sezonit 2023/24, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi të kënaqur që Fisniku i bashkohet rrugës dhe ideve tona për futbollin. Këtu ai ka mundësinë të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij ende të re dhe ne jemi shumë të lumtur t’i ofrojmë atij këtë platformë”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Manuel Ortlechner.
Sulmuesi e filloi karrierën në futboll, në Berlin te BFC Dynamo dhe kaloi në skuadrën e të rinjve të Union Berlin në vitin 2016.
Në sezonin 2018/19 ai shënoi 23 gola në 23 ndeshje në Bundesligën U17, ndërsa një sezon më vonë kishte 15 gola në 16 ndeshje në kampionatin U19. Kalimi te Hoffenheim u bë në verën e vitit 2020, ku fillimisht luajti për ekipin e dytë.
Fisnik Asllani është shprehur i lumtur për kalimin e tij tek klubi i njohur austriak.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të stërvitem me skuadrën për herë të parë dhe të luaj para tifozëve të dielën, kam dëgjuar vetëm gjëra të mira. Për mua kanë rëndësi arritjet e ekipit, të kem sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të ndihmoj klubin me gola”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor