Futboll

Kosovë-Zvicër, trajneri i helvetikëve e quan ndeshje vëllazërore

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës. Murat Yakin ka folur rreth ndeshjes që do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë mes Zvicrës e Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Ai e ka quajtur ndeshjen vëllazërore teksa ka shfaqur ankesa për gjendjen e fushës në Prishtinë.

“Nga shorti e dija se kjo mund të ishte një nga ndeshjet më të vështira në grup. Gjithashtu emocionalisht. Ju keni lojtarë të lidhur me Zvicrën, ne kemi lojtarë të lidhur me Kosovën. Por, emocionet në këtë duel vëllazëror do të jenë vetëm pozitive. Unë jam më i shqetësuar për diçka tjetër. Fusha në Prishtinë ishte në gjendje shumë të keqe gjatë ndeshjes së fundit në shtëpi kundër Rumanisë”, ka thënë Yakin për 20min, transmeton albinfo.ch.

“Shpresoj se do të luajmë në një fushë të mirë”, ka shtuar tutje trajneri i helvetikëve.