Futboll

Rashica flet për jetën e tij në Stamboll, e krahason me vendlindje

Sulmuesi i njohur kosovar, Milot Rashica, i cili së fundmi kaloi në skuadrën turke Besiktas, ka folur në një intervistë për mediat në Turqi, duke treguar për kohën që po e kalon atje.

Ai ka folur për ngjashmëritë mes Vushtrisë, vendit të tij të lindjes, dhe Stambollit.

“E kam thënë edhe më herët, mentaliteti dhe njerëzit janë thuajse të njëjtë si në Kosovë, posaçërisht ushqimi. Këtu e kisha një kohë të mirë dhe e shijova. Ushqimi? Ne kemi byrek edhe në Kosovë, gjithashtu edhe çaj, posaçërisht në qytetin tim. Ne pimë shumë çaj gjatë tërë kohës, kështu që ka shumë gjëra që i kemi të ngjashme”.

Më tej, sulmuesi ka treguar dhe vështirësitë për përvetësimin e gjuhës turke.

“Në të vërtetë nuk jam dhe aq i mirë me gjuhët, por gjithmonë mundohem, edhe nëse bëj gabime, nuk ma ndien, sepse nëse nuk provon, nuk do të dish kurrë. Gruaja ime flet turqisht dhe mendoj se do të jetë paksa më e lehtë për mua të mundohem të mësoj dhe të kuptoj më shumë”, tha ai.