Kosova

Rashica transferohet te Beshiktashi

Futbollisti shqiptar, Milot Rashica, do të transferohet te Beshiktashi.

Mediat turke raportuan të martën se skuadra nga Stambolli ka arritur marrëveshje me Norwich Cityn për shërbimet e sulmuesit të Kosovës.

27-vjeçari të mërkurën do të prezantohet te Beshiktashi, pasi t’i kryejë kontrollimet mjekësore dhe me ekipin e ri do të firmosë kontratë katërvjeçare, përcjell albinfo.ch.

Të interesuar për Rashicën ishtin edhe Galatasaray që ofroi pesë milionë euro, ndërsa Norwichi kërkonte të paktën 8 milionë për Rashicën, i cili ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025.

Rashica edicionin e shkuar e fitoi titullin e kampionit me skuadrën e Galatasarayt, përcjell albinfo.ch.

Të martën Rashica udhëtoi në Stamboll dhe kjo është pritja që iu bë.