Futboll

Shqipëria, tri vende më lart në renditjen e FIFA-s

Për dallim nga Kombëtarja e Kosovës, Shqipëria është ngjitur për tri pozicione në klasifikimin e FIFA-s, përcjell albinfo.ch.

Kombëtarja “Kuq e zi” është renditur në vendin e 65-të në botë. Kjo falë fitoreve ndaj Moldavisë 2:0 dhe Ishujve Faroe 1:3.

Skuadra e trajnerit brazilian Sylvinho la pas Maqedoninë e Veriut dhe Islandën.

Shqipëria ka gjithsej 1 mijë e 357 pikë. Nën drejtimin e brazilianit, kombëtarja e Shqipërisë po shfaq lojë të bukur. Kjo bëri që të ketë përmirësim në renditjen botërore.