Kosova

Manifestim në Vjenë, në përkrahje të Republikës së Kosovës

Vjenë, manifestim në përkrahje të Republikës së Kosovës, organizuar nga znj. Kati Schneeberger

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka bërë thirrje për protestë masive në Vjenë, në përkrahje të Republikës së Kosovës. Ky tubim, sipas saj, do të mbahet “për shkak të situatës aktuale në Republikën e Kosovës dhe reagimeve joracionale të SHBA-së dhe BE-së”, shkruan Schneeberger në postimin e saj në Facebook. Manifestimi do të mbahet ditën e diel, më datën 18.06.2023, nga ora 14:00 në Platz der Menschenrechte, Marienhilferstraße 1, 1060 Wien, përcjell albinfo.at.

„Është e rëndësishme të veprohet që tani për t’u marrë me vendosmëri dhe mençuri me Vuçiqin përpara se të gjejmë teatrin e ardhshëm të luftës në Ballkan”, shton zyrtarja e BE-së, Kati Schneeberger.

 

Postimi i plotë:

Për shkak të situatës aktuale në Republikën e Kosovës dhe reagimeve joracionale të SHBA-së dhe BE-së, të dielën e ardhshme nga ora 14 do të mbahet tubim në “Platz der Menschenrechte”. Ne duam të bëjmë thirrje së bashku për të mbrojtur demokracinë dhe paqen në Evropë dhe për të ndaluar autokratët dhe mbështetësit e tyre.

Ejani në numër të madh.

Është e rëndësishme të veprohet TANI për t’u marrë me vendosmëri dhe mençuri me Vuçiqin përpara se të gjejmë “skenën“ e ardhshëm të luftës në Ballkan. Politika e zbutjes që praktikohet aktualisht ndaj Vuçiqit e inkurajon atë të vazhdojë të veprojë si zjarrvënës. Kjo duhet të ndalet menjëherë.

 

#QëndroniMeKosovën