Futboll

Përfundon Superliga Zvicerane, 5 skuadra në Evropë

Sot u zhvillua xhiroja e fundit për këtë edicion në Superligën Zvicerane

Sot u zhvillua xhiroja e 36-të në Superligën e Zvicrës, që ishte e fundit për këtë edicion.

Young Boys u konfirmua si kampion, duke rikthyer titullin me 16 pikë më shumë se Servette e fundit të dytë, shkruan albinfo.ch.

Të dy skuadrat do të garojnë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Lugano do të luajë në kualifikimet e Ligës së Evropës, ndërsa Luzern dhe Basel në atë të Ligës së Konferencës.

Sioni ka rënë një kategori më poshtë.