Kosova

Adil Maliqi lë Zvicrën, emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës U19

Trajneri Adil Maliqi është emëruar zyrtarisht përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në futboll U19.

Lajmi u bë i ditur nga Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili edhe e zyrtarizoi Maliqin për të drejtuar të rinjtë e skuadrës së ‘Dardanëve’.

Në krye të kombëtares së Kosovës, Maliqi vjen nga një karrierë e zhvilluar në Zvicëe ku eshe ka përfunduar akademinë e futbollit “Grasshopper Club Cyrih” dhe “Fc Winterthur”.

Ndërsa Maliqi tha se udhëhewja e Kombëtares së Kosovës është ëndërr e kamotshme e tij, derisa përfaqësimi i shtetit të Kosovës përbën krenari.