Lajme
FC Kosova Zürich lëshon fitoren nga duart
Kosova Zürich ka udhëhequr me një epërsi prej dy golave deri në minutën e 58 të lojës, kur kanë pranuar golin e ngushtimit të epërsisë dhe katër minuta më vonë kanë pranuar edhe golin e barazimit. Kështu musafirët që gjenden në fundin e tabelës ia kanë dalë ti marrin Kosovës një pikë në fushën e tyre atëherë kur mendohej se do ta fitonin këtë përballje, Kjo dukuri negative e humbjeve të pikëve kryesisht në fund të lojëss, e ka ndjekur ekipin e Kosovës gjatë tërë kampionatin. Tri ndeshjet e fundit do të jenë vendimtare për FC Kosovën dhe këtu ata kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve.
FC Kosova Zürich ka barazuar në shtëpi ndaj skuadrës që është e fundit në tabelë. Kosova Zürich e ka nisur mjaft mirë përballjen kundër FC Weesen 1, duke kaluar kështu në epërsi qysh në minutën e dytë nga një ndërprejes të lojës me golin e shënuar me kokë të Labinot Hazirit.
Ekipi i shqiptarëve të Zvicrës është larg synimeve të paraqitura në fillim të këtij kampionati. Tani kur jemi në preg të mbylljes së kampionatit me vetëm edhe tri ndeshje të mbetura për ti zhvilluar, FC Kosovas Zürich radhitet jo larg zonës se kuqe të ekipeve që rrezikojnë të humbin garën për të luajtur në ligën e parë. Megjithatë diferenca e pikëve me zonën e kuqe të ekipeve të rrezikuara është pesë, përkatësisht 6 pikë.
FC Kosova Zürich do të shkoj në fiundjavë në Kreuzlingen, ku do të përballët kundër ekipit të këtoij qyteti. Më pas pret në shtëpi Uzwilin dhe mbyllë kampionatin në Gossau.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës