Futboll

Dënim i rëndë për Taulant Xhakën

Taulant Xhaka e ka marrë dënimin e radhës nga Komisioni i Disiplinës në Ligën e Zvicrës.

Xhaka është dënuar me katër ndeshje moslojë për shkak të gjestit të tij, kur ditë më parë e kapi për flokësh një futbollist kundërshtar të Zuerichut.

Xhaka ka të drejtë ankese, por vështirë se kjo mund t’i bëjë punë, pasi që gjesti i tij ishte i ulët.