Futboll

Xhaka si Zidane, ndëshkohet me të kuq

Taulant Xhakën tashmë e pret një dënim nga Federata e Futbollit të Zvicrës

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka sërish ka qenë protagonist.

Ai u ndëshkua direkt me karton të kuq, pasi e goditi me kokë kundërshtarin, ngjashëm me veprimin e Zinedine Zidane në Kupën e Botës më 2006, shkruan albinfo.ch.

Por, me karton të kuq u ndëshkua edhe mbrojtësi i Kosovës, i cili luan për Zurichun, Mirlind Kryeziu.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2:0 për Zurichun, por me katër karton të kuq nga dy anët.

Xhakën tashmë e pret një dënim nga Federata e Futbollit të Zvicrës.