Futboll

Ndëshkohet Messi, udhëtoi pa lejen e klubit

Udhëtimi i Leo Messit në Arabinë Saudite, pa marrë leje, ka mërzitur jashtë mase PSG.

Sipas “L’Equipe”, klubi francez ka ndëshkuar argjentinasin me dy javë pezullim. Në këto dy javë, Messi nuk do të stërvitet me ekipin, nuk do të luajë dhe do t’i mbahet paga.

Presidenti Al Khelaïfi u nevrikos shumë nga vizita e Messit në Arabi, sidomos pas humbjes së rëndë të PSG ndaj Lorient, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.

Ylli argjentinas shkoi në Arabinë Saudite për të promovuar turizmin e këtij vendi dhe humbi stërvitjen e së hënës, që u programua menjëherë pas humbjes ndaj Lorient. E hëna ishte programuar më parë ditë e lirë për lojtarët dhe Messi nuk mundi ta anulonte udhëtimin e tij.