Lajme

Rekord i pasagjerëve me tren në Zvicër

Më shumë njerëz në Zvicër e përdorën trenin në tre muajt e parë të vitit se kurrë më parë.

Unioni i Transportit Publik në Zvicër publikoi shifrat që tregojnë se ishin 5.22 miliardë kilometra pasagjerë të udhëtuar midis janarit dhe marsit të këtij viti, duke thyer rekordin e vendosur gjatë së njëjtës periudhë në 2019, pak para goditjes së pandemisë.

Krahasuar me vitin e kaluar, i cili ishte ende i prekur nga Covid – numri i pasagjerëve është rritur me 34%, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Por, ndoshta duke reflektuar rënien ekonomike – trafiku i mallrave është ulur me 4%.