Lajme
Vendet e bukura që duhet t’i vizitoni në Vjenë
Vjena është e njohur për arkitekturën e saj mahnitëse, historinë e pasur, muzetë dhe muzikën klasike
Stilet e kundërta të arkitekturës baroke romake të Vjenës, nga shekujt 18-të dhe 19-të, dhe ndërtesat më bashkëkohore prej çeliku dhe xhami të qytetit, shfaqin kombinimin e përsosur të historisë së Vjenës me kohët moderne.
Nga atraksionet, si vizita në Katedralen e Shën Stefanit, Pallatin Schönbrunn dhe MuseumsQuartier, te kalimi i një dite në kopshtin zoologjik të Vjenës ose një vizitë në Operan e Vjenës, nuk ka kurrë një moment të mërzitshëm në qytet.
Turistët gjithashtu, mund të kalojnë pasditen duke bërë pazar në dyqane luksoze, të vizitojnë kafenetë e qytetit, ose të shijojnë një gotë vere vendase, shkruan Monitor, transmeton albinfo.at.
Vjena është një nga qytetet më të bukura në Evropë, dhe me një histori të pasur, pamje të mrekullueshme dhe hijeshi urbane, padyshim që ia vlen të vizitohet.
Katedralja e Shën Stefanit (Stephansdom)
Atraksioni i famshëm i Vjenës, Katedralja e Shën Stefanit, është, me një fjalë – përrallore.
E vendosur në mes të qytetit të vjetër, ndërtesa mbresëlënëse gotike dominon horizontin e qytetit. Majat gotike, kambanorja e mrekullueshme dhe çatia e zbukuruar, magjepsin vizitorët.
Pallati Schönbrunn
Pallati Schönbrunn është’ xhevahiri i kurorës’ së Vjenës. Dikur një shtëpi verore e monarkëve të Habsburgëve, sot Pallati Schönbrunn është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Pallati dhe kopshtet e tij, tregojnë mbi 300 vjet të historisë austriake dhe kanë qenë një atraksion kryesor turistik, që nga vitet 1950.
MuseumsQuartier
I njohur zakonisht si MQ, MuseumsQuartier është një nga komplekset më të mëdha kulturore në Europë dhe përfshin mbi 60 institucione kulturore. MQ u ofron turistëve dhe vendasve shumë gjëra unike për të bërë, pikërisht në qendër të Vjenës.
Nga artet e bukura te arkitektura, muzika, teatri, moda dhe kërcimi, ka gjithmonë diçka të re për të mësuar dhe për të parë.
Opera e Vjenës
Teatri i operës me famë botërore, daton në vitin 1869 dhe ka mirëpritur disa nga këngëtarët më të famshëm në botë.
Çdo natë, vizitorët mund të shijojnë magjinë e këngëtarëve të klasit botëror dhe anëtarëve të ansamblit, së bashku me një orkestër shumë të talentuar. Do të jetë një natë për t’u mbajtur mend!
Parku i argëtimit Prater
Ky park i madh argëtimi ofron shumë aktivitete dhe lojëra, që mund t’i shijojë e gjithë familja. Atraksioni kryesor i parkut ndodhet pikërisht në hyrje. Rrota panoramike, e ndërtuar në 1897, është një pikë referimi historike dhe një mundësi fantastike për të shijuar pamje të mrekullueshme nga 200 metra lartësi!
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor