Lajme

Pas dy orëve fluturim, aeroplani detyrohet të kthehet në Vjenë për një arsye të çuditshme

Raportohet se prishja e pesë nga tetë tualetet e aeroplanit të “Austrian Airlines”, Boeing 777, kanë detyruar aeroplanin të kthehej në Vjenë, dy orë pasi u nis drejt New Yorkut, përcjell albinfo.ch.

“Ekuipazhi vendosi të kthehej pasi përcaktoi se një problem teknik po pengonte që tualetet të shpërlaheshin siç duhet”, ka thënë një zëdhënës i linjës ajrore, raporton The Guardian, përcjell albinfo.at.

Në këtë fluturim ishin rreth 300 persona.

“Është hera e parë që diçka e tillë i ndodh asaj kompanie ajrore. Aeroplani është stacionuar në Vjenë, problemi u zgjidh dhe u kthye shpejt në shërbim”, ka shtuar zëdhënësi.

Pasagjerëve iu gjet zgjidhja në fluturime të tjera.