Lajme
Hurmat konsiderohen ‘minierë’ vitaminash për organizmin
I njihni hurmat e Arabisë, frytin që dietologët e konsiderojnë si minierën e vitaminave.
Kjo frytë është shumë e shëndetshme dhe përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D. Hurmat përmbajnë glukozë të lehtë natyrale që nuk është e dëmshme për shëndetin tonë.
Ja disa nga vlerat shëndetësore të hurmave të Arabisë.
Forcon mëlçinë dhe e bën të punojë më mirë. Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut. Zbut ashpërsinë e fytit dhe largon sekrecionet. Konsumi i saj esëll eliminon askaridet. Forcon muskujt dhe nervat si dhe vonon plakjen. Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet. Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.
Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun dhe zorrët e fëmijëve. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.
Masa e krijuar nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët, gjithashtu kjo masë zvogëlon dhimbjen dhe forcon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të daljes së dhëmbëve duke lehtësuar këtë proces.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor