Lajme
Fshati në Austri, ku banorët jetojnë nga riciklimi i mbeturinave
Dikur një kapanon ushtarak, ky vend tani quhet komuniteti Kambium. 60 persona u zhvendosën këtu në Fehring, jo larg qytetit të Gracit, duke ngritur një laborator jetësor, përmes praktikave të riciklimit dhe ripërdorimit.
I mbështetur nga BE, strategjia kryesore e jetesës së këtij komuniteti konsiston në përforcimin e ndërlidhjes së lëndëve të ndryshme. Një prej praktikave të tyre quhet “Bio-Majler”, një stok përbërjesh drusore, i përbërë nga mbeturinat e zdrukthtarisë.
“Nëse gërmon këtu, mund ta ndjesh se përbërja është shumë e ngrohtë. Sot ju nuk mund ta shihni avullin që ngrihet, sepse është shumë ngrohtë jashtë. Por kjo ngrohtësi kanalizohet në një sistem shtëpiak dhe përdoret për të ngrohur shtëpinë tonë të gjelbër”, tha Cosmo Atef, banor i komunitetit Kambium.
E ngrohur edhe përmes një “muri natyral”, i ndërtuar me materiale lokale, shtëpia e gjelbër është jetike për pastrimin e ujërave të zeza nga tualetet, lavatriçet dhe lavamanët.
“Kjo zgjidhje e bazuar te natyra do të thotë se bimbët dhe mikro-organizmat në këtë nënshtresë punojnë për ne. Nuk na duhen energji shtesë për të pastruar ujin dhe i jemi përshtatur një zgjidhjeje efikase, ekologjike, të qëndrueshme dhe socialisht të pranueshme, që na lejon të pastrojmë ujin dhe ta ripërdorim atë”, tha Marco Hartl, inxhinier ambienti.
Uji i rifituar përdoret për të ujitur kopshtet bimore, të plehëruara me fertilizues të lëngshëm, që nxirret nga fabrika e vogël e mini-biogazit.
Rezultati është 70 kultura të ndryshme, që ushqejnë banorët dhe mbyllin ciklin e ripërdorimit, pasi përfundojnë në enët e tyre dhe riciklohen sërish./euronews
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor