Bota
Cilat vende prijnë për bakshish
Në disa vende, si SHBA, bakshishi është bërë pjesë integrale e kulturës së punës dhe shërbimit
Nëse jeni duke marrë një kafe, duke porositur ushqim apo duke vizituar një hotel, bakshishi bëhet pjesë e shpenzimeve tuaja.
Por, ndër të tjera, bakshishi nuk inkurajohet dhe madje mund të kundërshtohet. Pra, si ta dini se me cilën kulturë po ndërveproni?
Në 162 vende, u studiuan tendencat e dhënies së bakshishit, duke parë fillimisht udhëzuesit e etikës së bakshishit të TripAdvisor për secilin vend, më pas duke iu referuar artikujve të tjerë për bakshish në ato vende, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Sa bakshish duhet të jepni në restorante?
Ndërsa kamarierët dhe banakierët në Shtetet e Bashkuara – i vetmi vend me bakshish të rekomanduar prej 20% – shpesh varen nga bakshishi për të plotësuar pagat, bakshishi në një restorant mund të konsiderohet një fyerje në Japoni, Kinë ose Korenë e Jugut, ku punëdhënësit përfshijnë standard më të larta shërbimi si pjesë e pagave.
Kini parasysh gjithashtu se vlera maksimale e pritur mund të ndryshojë. Nëse jeni në një restorant në Kanada, Serbi ose Republikën Domenikane, bakshishi rreth 20% do të ishte në krye të games tipike të pritshme. Ndërkohë, 66 vende mirëpresin një bakshish prej 10%.
Edhe Shqipëria renditet ndër vendet me një tariftë bakshishi në restorante 10%, transmeton tutje albinfo.ch.
Bakshish për strem
Pavarësisht nëse jeni duke qëndruar jashtë vendit, mund të pritet bakshish që të merrni shërbimin më të mirë nga portieri, ndihmësit ose stafi i pastrimit.
Nëse jeni në SHBA ose Kanada, bakshishi për stafin për akomodimin, variojnë nga 2-5$ USD. Në ekstremin tjetër, në vende si Argjentina, Tajlanda dhe Sri Lanka, mjafton një bakshish prej 50 centë.
Për shumë vende të tjera në botë, duke përfshirë Brazilin, Meksikën dhe Indinë, etiketa dhe pritshmëritë e bakshishit zakonisht arrijnë në 1 deri në 2 dollarë për stafin e hotelit.
Në Shqipëri, etika e dhënies së bakshishit në hotele përcakton një vlerë 1-2$.
Bakshish për transport
Kur nuk jeni duke udhëtuar me makinën tuaj të marrë me qira, ose infrastrukturën publike, udhëtarët kërkojnë nga taksitë lokale dhe shërbimet si Uber dhe Lyft, mënyra të përshtatshme për të eksploruar vende të reja.
Është interesante, se shoferët nuk presin asnjë bakshish në 88 vende të botës. Edhe Shqipëria renditet ndër vendet ku shoferët e taksive nuk marrin bakshish.
Në 21 vende, përfshirë Kanadanë, taksitë zakonisht paguhen 10% mbiçmimin e udhëtimit. Por, SHBA kryeson listën me një etiketë bakshishi prej 15% për udhëtimet me taksi.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes