Futboll
Francë: Edon Zhegrova do t’i mungojë sot Lille
Edon Zhegrova do t’i mungojë sot Lillet në ndeshjen ndaj Angers, të vlefshme për javën e 30-të në Ligue 1.
Bëhet e ditur se sulmuesi kosovar nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga Paulo Fonsenca për këtë ndeshje, që do të luhet nga ora 17:00, përcjell albinfo.ch.
Referuar “L’Equipe”, Zhegrova mungon sot shkaku i një lëndimi në kofshë. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ende.
Ky nuk është aspak lajm i mirë për 24-vjeçarin, i cili regjistroi paraqitje të shkëlqyer javën e kaluar.
Zhegrova ishte vendimtar me dy gola në fitoren 3:1 Lille ndaj Lorient.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 20 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.
Découvrez le groupe convoqué par Paulo Fonseca pour #SCOLOSC ⤵️@Hello_Lille 🤝 pic.twitter.com/tfWks9cCsR
— LOSC (@losclive) April 7, 2023
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës