Lajme
Arrestohet një shqiptar në aeroportin e Vjenës, dyshohet për diler droge
I arrestuari pritet të ekstradohet nga Vjena drejt Italisë
Pas një hetimi të gjatë, karabinierët e qytetit Fermo në rajonin qendror të Italisë, Marke, arritën të arrestonin një 40-vjeçar shqiptar në aeroportin e Vjenës, i cili ishte dënuar më parë për vepra të ndryshme të lidhura me drogën, raporton albinfo.at.
Shqiptari, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, i shpëtoi arrestimit në dhjetor 2015 dhe që atëherë ka qenë në arrati. Ai u arrestua pasi zbriti në aeroportin Schwechat të Vjenës, thuhet në një njoftim të policisë italiane. Hetimet në Itali zbuluan se shqiptari kishte ndryshuar identitetin e tij, duke marrë letra false dhe kishte gjetur strehim fillimisht në qytetin spanjoll të Granadës dhe më pas në Shqipëri. Kohët e fundit, shqiptari kishte udhëtuar vazhdimisht për në Austri, shkruan nachrichten.at, përcjell albinfo.at.
Prokurori publik i Firences, përgjegjës për hetimin, lëshoi një urdhër arresti evropian. Pasi shqiptari kishte rezervuar një fluturim për në Vjenë, është vënë në alarm policia kufitare austriake. Pas zbritjes në aeroport, shqiptari u arrestua. Karabinierët nuk kanë bërë të ditur saktësisht se kur ka ndodhur arrestimi. I arrestuari pritet të ekstradohet nga Vjena drejt Italisë. Në Itali ai do të vuajë dënimin me tre vjet e dy muaj për shitje droge.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor