Futboll

Granit Xhaka: Dua të jem në kombëtaren e Zvicrës edhe për disa vjet

Në një prononcim për mediat zvicerane, futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, do të qëndrojë në kombëtare të paktën deri në Botërorin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Vetë kapiteni e deklaroi para mikrofonave të RSI: “Nuk jam ende në kufi, jam vetëm 30 vjeç. Shpresoj të luaj të paktën edhe për katër vjet të tjera. Sigurisht që do të doja të isha të paktën në kupat e ardhshme evropiane dhe botërore, dhe nëse trajneri bie dakord, do të qëndroj me të edhe për dy vjet të tjera më shumë”, u shpreh ai.

Unë kam luajtur gjithë karrierën time si numri 6, por të shënosh gola dhe asistime, është gjithashtu e bukur