Futboll

Kosova merr një pikë nga ndeshja e parë e kualifikimeve

Kombëtarja e Kosovës i nisi kualifikimet për EURO 2024 me barazim në Tel Aviv kundër Izraelit.

Kosova ishte në epërsi në pjesën e parë, ndërsa pati mundësi ta fitonte tërë ndeshjen në fund me Milot Rashicën. Ishte pikërisht harkimi i Rashicës në minutën e 36-të që e shtyu kapitenin e vendësve, Eli Dasa, të shënonte në portën e vet. Rashica në minutën e 49-të shënoi gol për 2:0, por gjyqtari kryesor e anuloi atë për prekje me dorë, pas shikimit të situatës në VAR, raporton Koha.net, përcjell albinfo.ch.

Në minutën e 56-të Dor Peretz barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin final të takimit. Rashica në fundin e ndeshjes nga afërsia gjuajti mbi portë, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.