Lajme
Ministri i Jashtëm austriak flet për Asociacionin, jep shembullin e Tirolit Jugor
Alexander Schallenberg ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për rajonin
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa ka thënë se ka shembuj pozitiv, si rasti i Tirolit Jugor.
Schallenberg ka biseduar për këtë çështje me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, të mërkurën në Vjenë. Ai tha se Austria është shembull pozitiv.
“Austria ishte shteti pasardhës i Monarkisë së Danubit që “mbeti pas”. Sot është “një nga vendet më të pasura në botë, që është në paqe dhe ka marrëdhënie të mira me fqinjët e saj”. Schallenberg përmendi konkretisht shembullin e Tirolit të Jugut, të cilin Italia e kishte aneksuar pas Luftës së Parë Botërore, shkruan puls24.at, përcjell albinfo.at.
Kryediplomati austriak ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin e zbatimit të Marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Ka ende shumë takime dhe bisedime para nesh. Marrëveshja që u arrit është një sinjal i rëndësishëm. Mirëpres që Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë pranuar marrëveshjen. Nuk ishte hap i lehtë, por është i rëndësishëm”, ka thënë Schallenberg.
Ai ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për rajonin.
“Normalizimi i marrëdhënieve nuk ka alternativë. Ka mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Dhe nuk ka alternativë. Siç tha një ministër britanik ‘ëshë shfaqja e vetme në qytet’”, tha Schallenberg.
Ai tha po ashtu se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen dhe atë sa më shpejt të jetë e mundur, përfshirë edhe Asociacionin.
Ministri i Jashtëm i Austrisë ka folur edhe për pushtimin rus të Ukrainës.
“Serbia, si vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, ka një përgjegjësi të veçantë. Mirëpres që Serbia dënoi agresionin në OKB dhe shpresojmë, dhe këtu jam jehonë e BE-së, se ‘Serbia do t’u bashkohet sanksioneve’. Kushto që dëshiron të jetë anëtar i BE-së, nuk mund të qëndrojnë mënjanë”, ka thënë Schallenberg, transmeton albinfo.at.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq, ka thënë se deri në “formim të Asociacionit nuk mund të bisedohet për hapa të tjerë të zbatimit”.
“Vuçiq e tha qartë se ne pajtohemi t’i zbatojmë parimet deri në vijat tona të kuqe që i kemi theksuar”, ka thënë Daçiq. “Ky tash është edhe një test për komunitetin ndërkombëtar”.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor