Futboll

Izrael – Kosovë do të përballen të shtunën në ndeshjen e parë kualifikuese për ‘Euro 2024’

Mësohet se Izraeli dhe Kosova do të përballen të shtunën në ndeshjen e parë kualifikuese për ‘Euro 2024’.

“Dardanët” kërkojnë që ta nisin mbarë misionin e madh drejt kualifikimit, por që natyrisht nuk do ta kenë aspak të lehtë, shkruan GazetaBlic Sport.

Sfida luhet në stadiumin “Bloomfield” në ora 18:00, me izraelitët që kanë epitetin e favoritit nga kuotat e basteve.

Fitorja e Izraelit kuotohet me kuotë 1.85, barazimi me kuotë 3.40, kurse fitorja e futbollistëve tanë ka kuotë 4.20, që realisht është një kuotë e madhe duke u bazuar se të dy kombëtaret nuk kanë dallime kaq të mëdha me njëra-tjetrën.