Lajme

Mërgata shqiptare në Austri ndihmon familjet e prekura nga vërshimet në Kosovë

Vërshimet e reshjeve të shiut që ndodhën në fund të muajit janar në Kosovë goditën më dëme materiale disa komuna. Skenderaj dhe Mitrovica ishin pa dyshim dy komunat më të prekura.

Në ndihmë për familjet e prekura si gjithmonë, dalin aksione të shumta nga mërgata shqiptare. Në lidhje më këtë, së fundmi, mërgata nga rajoni i Steiermark në Austri ka mbledhur ndihma financiare për familjet e goditura pas vërshimeve të reshjeve të shiut.

Valton Halimi, anëtar i shoqatës “KSC Arbëria”

Raif Rexhepi, kryetar i „Unioni Humanitar Shqiptar“ në Graz, ka thënë për albinfo.at se këto ditë kanë dërguar 10.000 euro për 18 familje në komunat: Mitrovicë, Skenderaj, Klinë dhe Istog.

Ndërkohë shoqata “KSC Arbëria” në Weiz, sipas Valton Halimit, anëtar, ka grumbulluar 4.150 euro, të cilat i kanë dërguar për tri familje në Skenderaj, raporton albinfo.at.

Pra, përveç aktiviteteve kulturore në Steiermark, shqiptarët atje janë mjaft aktiv edhe në aksionet dhe aktivitetet humanitare.