Futboll
Xhaka kritikon skuadrën pas paraqitjes në Portugali
Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Sporting Lisbona, në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Lideri aktual i Ligës Premier konsiderohet si një nga skuadrat favorite për ta fituar këtë trofe, teksa i shpëtuan humbjes falë një autogoli që u realizua nga vendasit pas goditjes së Granit Xhakës.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane ka folur për këtë sfidë, duke thënë se është gjithmonë vështirë të luash ndaj skuadrave portugeze.
“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër ekipeve portugeze. Ato janë shumë të disiplinuara dhe kanë lojtarë me nivel të mirë teknik”.
“Por ne duhet ta pranojmë barazimin 2-2 dhe ta sigurojmë kualifikimin në Londër”, tha Xhaka.
Xhaka ka kritikuar edhe bashkëlojtarët e tij, duke thënë se nuk lejohet të bëjnë gabime të tilla, pasi kanë pranuar dy gola të lehtë.
“Ne e nisëm lojën mirë, por pësuam lehtësisht dy gola, që për një ndeshje të këtij niveli janë shumë. Kjo nuk mund të ndodhë”.
“Në pjesën e dytë kishim kontrollin e lojës, mund të kishim fituar, por gjithashtu është të humbisnim, prandaj duhet ta pranojmë rezultatin”, shpreh Xhaka.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës