Lajme
Qyteti i Vjenës ndan sërish bonus për energji – 200 euro për familje
Shpërndarja e parave do të bëhet nga muaji prill drejtpërdrejt në xhirollogaritë bankare, shkruan albinfo.at
Qeveria e kryeqytetit austriak do të ndajë edhe në vitin 2023 një bonus prej 200 euro për rreth 650 mijë familje që jetojnë në Vjenë.
Kjo u njoftua të martën nga Këshilltari Bashkiak për Çështjet Ekonomike, Peter Hanke dhe Këshilltari Bashkiak për Çështjet Sociale, Peter Hacker. Shuma e bonusit të energjisë mbetet e njëjtë. “Kjo do të thotë: 200 euro për rreth 650,000 familje”, tha Hanke, raportojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Bonusi i energjisë do të ndahet nga 11 prilli. Bonusi do t’u paguhet edhe atyre që e kanë marrë tashmë në vitin 2022. Paratë do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogari dhe pa asnjë aplikim. Sipas njoftimit për mediat, personat që nuk kanë marrë një pagesë në formë automatike në xhirollogaritë bankare në vitin e kaluar, mund të paraqesin një aplikim online.
Partia e Gjelbër ka kërkuar që përpos këtij bonusi, qeveria e qytetit të Vjenës të ndajë edhe bonuse të tjera si ndihmë për familjet, të cilave shtrenjtimi i çmimeve ua ka rrezikuar mirëqenien e jetës. Ndërkohë partia opozitare FPÖ në Vjenë ka kundërshtuar dhënien e këtij bonusi.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor