Lajme

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shënoi 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Bëhet e diitur se Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri organizoi festë për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ngjarja u mbajt mes miqve, duke përfshirë politikanë, diplomatë, udhëheqës biznesi, anëtarë të komunitetit dhe pjesëtarë të diasporës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Festimi filloi me himnin kombëtar të Kosovës dhe Austrisë, më pas me fjalën përshëndetëse të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në vendin pritës, z. Lulzim Pllana.

Ambasadori Pllana, ndër të tjera, theksoi rëndësinë e festës dhe progresin që ka bërë Kosova që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008. Shprehu mirënjohjen ndaj komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë dhe demokracisë, e në veçanti shtetin e Austrisë.

Këtë mbrëmje e bënë edhe më të këndshme tingujt e muzikës tradicionale shqiptare, përmes këngës së muzicientëve znj. Rina Kaçinari dhe znj. Flaka Goranci, nën përcjelljen e znj. Tringa Sadiku dhe z. Efe Turumtay.

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti që thotë "YEARS OF Klemm narald"