Kosova
Nëse Vuçiq vendos sanksione ndaj Rusisë, ky vend voton pro Kosovës në OKB
Natasha Kandiq, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, tha se deklarata e ambasadorit rus në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko, duhet marrë si paralajmërim për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se nëse ai vendos sanksione ndaj Rusisë, kjo e fundit do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në OKB.
“Mesazhet e djeshme të ambasadorit rus në Beograd janë më shumë një paralajmërim për Aleksandar Vuçiqin se Rusia do të votojë në Këshillin e Sigurimit për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia vendos sanksione dhe jo se qëndrimi i Rusisë do të varet nga vendimi i Vuçiqit, siç tha ai”, ka shkruar Kandiq në një postim në Twitter, raporton Gazeta Express.
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bochan-Kharchenko, në një intervistë të enjten është pyetur se në çfarë kushte do të pranonte anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Për agjencinë serbe “Beta”, ai tha se aktualisht Rusia nuk e njeh Kosovën dhe se në rrethanat e tilla nuk mund të zgjidhet “çështja e saj”.
“Tani është e pamundur t’i përgjigjemi pyetjes suaj, sepse askush nga ne në këtë moment nuk e di se si do të zgjidhet përfundimisht çështja e Kosovës. Çështja e Kosovës do të zgjidhet në kushte të tjera gjeopolitike që do të lindin pas përfundimit të konfliktit mes Perëndimit të përbashkët dhe Rusisë. Në kushtet aktuale gjeopolitike, nuk është e mundur një zgjidhje afatgjatë për disa çështje të hapura rajonale, përfshirë Kosovën”, theksoi ambasadori rus.
Ai shtoi se kushtet e reja gjeopolitike do të jenë rezultat i “të gjitha ngjarjeve aktuale” në skenën ndërkombëtare.
I pyetur për deklaratën e Vuçiqit që tha se nuk përjashton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Federatës Ruse në fjalimin e tij të fundit publik, Bocan-Harchenko tha se “qeveria e Serbisë dhe presidenti Vuçiq për momentin kanë një qëndrim të prerë se sanksionet nuk duhet të vendosen ndaj Rusisë”.
“Presidenti Vuçiq është nën presion të madh nga vendet perëndimore, por tani për tani nuk kemi asnjë indikacion se Beogradi do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. “Shumica absolute e popullit serb është kundër vendosjes së sanksioneve dhe dihet se presidenti Vuçiq para së gjithash merr parasysh mendimin e popullit”, tha ai.
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor