Futboll

Mediat italiane e “kryqëzojnë” Kumbullën

Dështim i zhurmshëm i Romës në Kupën e Italisë, e mposhtur në çerekfinale nga Cremonese (debutuese në Serie A) dhe e eliminuar para 60 mijë shikuesve. Gjithçka nisi me gabimin e rëndë në mbrojtje të Kumbullës, i cili fundosi ambiciet e verdhekuqve.

Për “Gazzetta dello Sport”, gabimi i bujshëm i shqiptarit i dha drejtim ndeshjes, ai fundosi Romën. “Corriere dello Sport” konfirmon: “Gabimi i kontrollit që gjeneroi golin e parë të Cremonese ishte i tmerrshëm”. Më pas shtoi: “Ai humbi mundësinë e rikuperimit në hierarkinë e skuadrës në sytë e Mourinhos”.

Më pak e ashpër gazeta “Tuttosport”, të paktën në vlerësimin e shqiptarit: “Duhet të kontrollojë një top helmues, e përkeqëson situatën duke i hapur fushën Dessers-it”. Vlerësimi 4 edhe nga “Vocegiallorossa”.

“Rrëshqet dhe fillon aksionin e golit të dytë të kundërshtarit. Kryen disa gabime në mbrojtje”. Së fundi, vlerësimi i TMW: “Kontrolli që i hapi rrugën Dessers për të rifilluar tregoi thjesht ngathësi, duke lejuar golin e avantazhit. Nuk ishte mbrëmja e tij dhe kjo duket”./koha.mk